Kryetari i Nismës në Gjakovë uron festën e Kurban Bajramit
20 gusht 2018
| 21:32
Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.
“Edhe pak orë na ndajnë nga festa e Kurban Bajramit, e cila për ne, besimtarët myslimanë, ka një rëndësi të madhe. Kjo festë Bajrami duhet të jetë një shembull i përhershëm për të gjithë ne, se si duhet vepruar njeriu i devotshëm duke ftuar në paqë, mirësi, tolerancë dhe dashuri ndërvllazërore. Urime festa e Kurban Bajramit!”, ka shkruar Fazli Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.