Kryetari i Nismës në Gjakovë uron për fillimin e vitit të ri shkollor
03 shtator 2018
| 10:06
Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor 2018/2019.
“Më 3 shtator në shkollat e Kosovës hapen dyert për fillimin e vitit të ri shkollor 2018/2019. Në emrin tim dhe të Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, nxënësve dhe mësimdhënësve u urojmë një vit të mbarë shkollor me rezultate sa më të mira. Po ashtu, u dëshiroj suksese nxënësve që për herë të parë ulën në bankat shkollor”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.