Kryetari i Nismës në Gjakovë uron studentët për vitin e ri akademik
Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka uruar studentët me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2018/19.
Hoxha përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se sot studentët po fillojnë një kapitull të ri në jetën e tyre.
Ai gjithashtu ka kujtuar edhe 21-vjetorin e protestave studentore të ‘97-s.
Postimi i plotë i tij:
1 tetori, fillimi i vitit të ri akademik dhe 21-vjetori i protestave studentore të ’97-s
1 tetori sot është një ditë e veçantë për të gjithë studentët, pasi fillojnë një kapitull të ri në jetën e tyre.
Në këtë ditë të rëndësishme për ju, të nderuar studentë, ju uroj suksese në rrugën e gjatë të dijes.
Po ashtu, 1 tetori është një ditë e shënuar në historinë e popullit tonë. Sot, bëhen 21 vjet nga protestat studentore të ’97-s, ngjarje këto që bënë kthesë historike për të ardhmen e popullit të Kosovës.