Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Gjakovë i përgjigjet fushatës ‘Mbjellë një pemë’
11 prill 2019
| 16:15
Në kuadër të fushatës “Mbjellë një pemë”, kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, të enjten i është përgjigjur sfidës së kryetarit të komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, për mbjelljen e pemëve në lokacione të ndryshme në këtë komunë,
“Mbollëm 18 fidanë të llojeve të ndryshme të pemëve, duke bërë thirrje që përmes kësaj fushate të përcjellim mesazhin për një ambient të pastër dhe gjelbërues në qytetet tona”, ka shkruar Fazli Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/