Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Gjakovë uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit
Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka uruar besimtarët myslimanë, duke u dëshiruar agjërim të lehtë, harmoni dhe begati e mirëqenie në familjet e tyre.
“Uroj që ky muaj të kalojë në paqe, mirëkuptim e solidaritet midis të gjithë qytetarëve të vendit tonë”, ka shkruar Fazli Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i tij:
Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, muajit më të rëndësishëm për besimtarët myslimanë, ju shpreh urimet e mia më të mira dhe të Nismës Socialdemokrate Dega në Gjakovë.
Ju dëshiroj agjërim të lehtë, harmoni dhe begati e mirëqenie në familjet tuaja.
Uroj që ky muaj të kalojë në paqe, mirëkuptim e solidaritet midis të gjithë qytetarëve të vendit tonë.