![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/12/xhafer-gashi-1.jpg)
Kryetari i Obiliqit infektohet me Covid
Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, është infektuar me Covid-19.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe gjendem në vet-izolim.
Postimi i tij i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Si rezultat i shfaqjes së disa simptomave të pazakonta, jam nënshtruar testimeve për Covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv.
Gjendja ime shëndetësore është stabile, gjendem në vet-izolim dhe duke i respektuar të gjitha masat antiCovid-19.
Falënderoj stafin mjekësor të QKMF-së, në Obiliq, për shërbimet dhe kujdesin gjatë trajtimit në ambulantën antiCovid-19.
Përkushtimi dhe puna në shërbim të qytetarëve po vazhdon me intensitetin e njëjtë ndërsa unë do të punoj nga shtëpia deri në stabilizimin e gjendjes shëndetësore.
Meqë përhapja e këtij virusi ka filluar të shënojë ngritje,kërkoj që të respektoni rekomandimet e institucioneve shëndetësore!