Kryetari i Obiliqit tregon gjendjen e të infektuares me Covid-19

17 mars 2020 | 16:48

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka treguar për gjendjen e qytetares së kësaj komune, e cila është infektuar me koronavirus.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se gjendja e qytetares është e mirë.

Ai gjithashtu ka thënë se pacientja po trajtohet në shtëpi dhe se ekipet mjekësore po qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm për ta përcjell gjendjen e saj.

Ky është postimi i plotë i Gashit:

Të nderuar qytetarë,

Gjatë ditës së djeshme, IKSHPK-ja konfirmoj se një qytetar i Komunës së Obiliqit i cili po qëndronte në Londër është ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari“ dhe rezultatet laboratorike për COVID-19 kishin rezultuar pozitive dhe në mesnatë me leje nga Klinika Infektive pacientet janë lejuar që të vetizolohen në shtëpi.
Ekipet mjekësore të QKMF-së dhe drejtori i QKMF-së Haki Jashari, po qëndrojnë në kontakt të vazhdueshem me pacientet në fjalë dhe se gjendja e tyre shëndetësore është stabile, po ashtu edhe nga Statcioni Policor në Obiliq nga të dhenat e fundit kanë vlerësuar se gjendja është e qetë, është fat i mirë që të dy pacientet e infektuar janë absolvent të fakultetit të Mjekësisë, andaj edhe ata po kontribojnë në parandalimin e përhapjes së këtij virusi duke u vetizoluar dhe qëndruar në shtëpi.

Ne, si shtab emergjent lokal, jemi në gjendje gatishmerie t’iu ofrojmë çdo lloj ndihme pacientëve të infektuar dhe urojmë që gjendja e tyre shëndetësore të stabilizohet sa më shpejtë!

Bashkëqytetarë të mi,
Ju falenderoj për bashkëpunimin tuaj në respekimin e gjitha masave të ndërmarrur deri me tani, ju lus që të vazhdoni të qëndroni në shtëpi dhe të kujdesini për shëndetin tuaj!

Unë e di, që të bashkuar do ta tejkalojmë edhe këtë sfide!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë ka arritur…