Kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna takohet me këshillin drejtues të Institutit për Ekonomi të Tregut të Lirë
Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, është takuar me Institutit për Ekonomi të Tregut të Lirë të themeluar në kuadër të OEK-ut.
Sipas njoftimit thuhet se ky takim është realizuar me qëllim për të ndihmuar bizneset anëtare të Odës me shërbime të ndryshme profesionale sipas nevojës që kanë bizneset, për një zhvillim më të suksesshëm.
Njoftimi i plotë:
Kryetari takoi këshillin drejtues të Institutit për Ekonomi të Tregut të Lirë të themeluar në kuadër të OEK-ut me qëllim për të ndihmuar bizneset anëtare të Odës me shërbime të ndryshme profesionale sipas nevojës së bizneseve për një zhvillim më të suksesshëm.
Pas diskutimeve të tyre, kryetari u pajtua se së bashku me këshillin drejtues dhe drejtoreshën ekzekutive znj. Besa Gashi Zogaj, do të gjejnë modalitete të bashkërendimit të aktiviteteve për të ndihmuar më tej institutin dhe për të bërë bashkëpunimin me Odën sa më të lehtë dhe të efektshëm.
Kjo do të ndihmojë institutin të ofrojë ndihmë më të mirë dhe më të specializuar për bizneset anëtare të Odës, ndërsa në të njëjtën kohë do të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit të opinionit publik në çështje të rëndësishme ekonomike dhe sociale.