Kryetari i OEK-ut propozon taksë për energjinë ndaj palës serbe

12 shtator 2018 | 12:35

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka propozuar që t’i vendoset taksë Serbisë në shfrytëzimin e energjisë, pasi sipas tij ky shtet është duke e penguar interkonjuksionin e Kosovës me Shqipërinë.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Rukiqi ka shkruar se një taksë për energjinë që do t’i vendosej produkteve serbe, në normën 10 për qind, do t’i siguronte buxhetit rreth 45 milionë euro në baza vjetore, mjaftueshëm për të kompensuar një pjesë të dëmeve.

Sipas tij, i njëjti mekanizëm do të rriste presionin nga brenda që potencialisht do ta detyronte Serbinë të fillojë zbatimin e marrëveshjes për energjinë.

“Aplikimi i një takse të tillë nuk do të duhej të kundërshtohej nga asnjë akter ndërkombëtar pasi që nga moszbatimi i saj ndikohen të gjithë (problemi me orët digjitale në Evropë, investimi gjerman në interkoneksion, interesi amerikan në Termocentralin ‘Kosova e Re’, etj)”, ka shkruar Rukiqi.

 

Postimi i plotë i tij:

Po dëgjohen konstatime që të Serbia nuk po ‘dhez’ asnjë lloj presioni, qoftë nga Komisioni Evropian, State Department apo Berlini, për zbatim të marrëveshjes për energjinë, në anën tjetër, dëmet direket për Kosovën janë 25 milionë – 30 milionë euro në vit për veriun, plus shumë miliona tjera nga dëmet indirekte, pa përfshirë pamundësinë e vënies në funksion të interkoneksionit me Shqipërinë.

Unë besoj që ka mekanizëm që mund ta detyrojë Serbinë të zbatojë këtë marrëveshje ose të na paguaj në mënyrë indirekte për dëmet që po na i shkakton nga moszbatimi i kësaj marrëveshje. Një e ashtuquajtur “taksë për energjinë” që do t’i vendosej produkteve serbe, p.sh në normën 10 për qind, do të na siguronte në buxhet rreth 45 milionë euro në baza vjetore, mjaftueshëm për të kompensuar një pjesë të dëmeve dhe i njëjti mekanizëm do të rriste presionin nga brenda, që potencialisht do ta detyronte Serbinë të fillojë zbatimin e kësaj marrëveshje.

Serbia adutin kryesor në Kosovë nuk e ka as veriun, as manastiret e as Ujmanin. Serbia adutin kryesor në Kosovë e ka tregun.

Aplikimi i një takse të tillë nuk do të duhej të kundërshtohej nga asnjë akter ndërkombëtar pasi që nga moszbatimi i saj ndikohen të gjithë (problemi me orët digjitale në Evropë, investimi gjerman në interkoneksion, interesi amerikan në Termocentralin ‘Kosova e Re’, etj

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Peter Crouch ka një dëshirë të fundit para përfundimit të…