Kryetari i OEK-ut vizitoi kompaninë “Al Trade Center”
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka vizituar të enjten kompaninë “Al Trade Center” si shenjë përkrahje për sektorin e ndërtimit. Rukiqi ka shprehur rëndësinë që posedon sektori i ndërtimit në rritjen e vazhdueshme të punësimit në vendin tonë.
Gjatë kësaj vizite, drejtori i “Al Trade Center”, Sokol Gashani, ka vlerësuar lartë punën e OEK-ut për mbështetjen e bizneseve në përgjithësi.
Rukiqi ka shtuar se OEK-u do të jetë në përkrahje të vazhdueshme të sektorit ndërtimor për promovimin e vlerave dhe tejkalimin e problemeve me të cilat ballafaqohen kompanitë e ndërtimit.
Kryetari i OEK-ut ka vizituar edhe kompleksin afaristo-banesor “Linda Premium Residence”, projekt që menaxhohet nga “Al Trade Center”. Kjo kompani përpos sektorit ndërtimor posedon edhe sektorë të tjerë që veprojnë në qytete të ndryshme të Kosovës.
/Epoka e re/