Kryetari i OEK-ut vizitoi kompaninë “Devolli Group” në Pejë
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka vizituar sot kompaninë “Devolli Group” në Pejë, prodhuesin e “Birra Peja” dhe shumë produkteve tjera të njohura për tregun tonë dhe të huaj.
Gjatë kësaj vizite, kryetari Rafuna u njoftua në detaje për procesin e prodhimit dhe kualitetin e këtyre produkteve që zënë vend në Evropë dhe më gjerë.
Rafuna vlerësoj punën e palodhshme dhe kontributin e “Devolli Group” në sektorin privat dhe ekonominë e vendit, përmes rritjes së eksportit, numrit të punëtorëve dhe prodhimtarisë me kualitet të lartë.
Duke fuqizuar bashkëpunimin ndërmjet sektorit publik dhe privat, zhvillimi ekonomik i vendit do të jetë i garantuar, andaj Oda Ekonomike e Kosovës do të punoj në këtë drejtim që së bashku me prodhuesit vendor dhe kompanitë e tjera të krijojnë stabilitet ekonomik dhe social në Kosovë.