Kryetari i OEK-ut viziton komunën e Vushtrrisë dhe kompanitë vendore
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët ishte për vizitë në kompanitë “Ciao Berto”, “Binni”, “Emona”, “Albed” dhe së fundmi u takua edhe me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
Gjatë kësaj vizite, kryetari Rukiqi u shpreh i kënaqur me potencialin e sektorit privat dhe njëkohësisht u bisedua për barrierat kryesore me të cilat ballafaqohen kompanitë në Kosovë.
Disa nga problemet që u potencuan më së shumti janë problemi i furnizimit me energjinë elektrike, përqindja e lartë e informalitetit dhe mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar.
Kryetari Rukiqi ka theksuar se Oda Ekonomike e Kosovës është gjithmonë e gatshme në përkrahje të prodhueseve vendorë për lehtësimin e këtyre problemeve dhe krijimin e mundësive të reja për shtrirjen e eksportit të bizneseve kosovare në tregjet ndërkombëtare.
Po ashtu, gjatë vizitave kryetari Rukiqi ka shtuar se sektori privat paraqet rolin kryesor në rritjen e punësimit dhe përmirësimin e imazhit të Kosovës.