Kryetari i OEK-ut vlerëson rolin e “Albi Mall’-it për zhvillimin ekonomik
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka vizituar qendrën tregtare “Albi Mall” në Prishtinë, ku ka theksuar rolin e kësaj qendre për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Rukiqi ka deklaruar se “Albi Mall” ka rëndësi në përmirësimin e imazhit të vendit, rritjen e vazhdueshme të punësimit dhe promovimin e vlerave të sektorit privat në vendin tonë.
Sipas kryetarit Rukiqi, projektet dhe investimet e vazhdueshme duhet të kenë përkrahje nga institucionet shtetërore dhe jo të vendosen barriera në raste të caktuara.
“Për këtë është edhe roli i Odës Ekonomike të Kosovës që do të jetë në përkrahje të vazhdueshme të ‘Albi Mall’, sidomos për pjesën e brendeve më të fuqishme botërore të cilat janë dhe të cilat së shpejti do të jenë pjesë e kësaj qendre tregtare. Ardhja e këtyre brendeve e ka rëndësinë kryesore sidomos në tërheqjen e brendeve tjera por edhe investimeve tjera të rëndësishme për ekonominë e vendit”, ka thënë Rukiqi.
Ndërsa, pronari i “Albi Mall”-it, Betim Humolli, ka bërë me dije se kjo qendër do të zgjerohet dhe do të futen brende të reja që për herë të parë vijnë në Kosovë.
/Epoka e re/