Kryetari i OVLUÇK-së: Haradinaj sërish do të dalë i pafajshëm, Specialja është e njëanshme
Përfaqësuesit e OVL e UÇK-së kanë dalë në një konferencë për media pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ftesës së tij për t’u paraqitur si i dyshuar në Gjykatën Speciale.
Kryetari i OVL e UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se dorëheqja e kryeministrit për t’ju përgjigjur Speciales, është për t’u përshëndetur.
“Gjesti i tij që ka jep dorëheqje për t’iu përgjigjur Speciales është për t’u përshëndetur. Me këtë ai, ka dëshmuar se interesi për kombin është më i rëndësishëm. Ai sërish do të dalë i pafajshëm”, ka thënë Gucati.
Ai ka thënë se ftesat e Speciales janë të papranueshme për OVL e UÇK-në.
Gucati ka pohuar se kanë luftuar për shtet sovran dhe jo për formim të gjykatave të tilla puro politike e të njëanshme si Gjykata Speciale.