Kryetari i OVLUÇK-së: Këtë përdhosje të emblemës së UÇK-së mund ta bëjë vetëm armiku dhe bashkëpunëtorët e tij
Kryetari i OVLUÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar ndaj lajmit të publikuar nga gazetari Lirim Mehmetaj, ku shihen pamjet, ku emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është e vendosur mbi një shole në tualetin e Ministrisë së Drejtësisë.
Kinaku ka shkruar në “Facebook” se këtë përdhosje të emblemës mund ta bëjë vetëm armiku dhe bashkëpunëtorët e tij.
“Këtë përdhosje të emblemës mund ta bëjë vetëm armiku dhe bashkëpunëtorët e tij. Të ndodh kjo në Ministrinë e Drejtësisë, e sidomos te kabineti i ministres është shumë skandaloze.
Ministrja e Drejtësisë, përveç reagimit e kërkimit që të hetohet dhe ndjeket kjo, duhet që të marrë masa të menjëhershme aty, e pse jo që ta ofroj edhe dorëheqjen kur nuk është e zonja për të bërë asgjë”, ka shkruar kryetari i OVLUÇK-së.