Kryetari i OVLUÇK-së kujton komandant Bjeshkën

16 maj 2020 | 21:43

Kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati, në 21 vjetorin e rënies ka kujtuar Abaz Thaqin i njohur si komandat Bjeshka.

Ai ka thënë se komandant Bjeshka ishte një luftëtar i madh dhe një burrë që nuk njihte frikën.

“21 vite më parë, 16 maj 1999, në betejën e Koshares dha jetën një luftëtar i madh, një burrë që nuk njihte frikën Abaz Thaqi, në luftë njihej si komandant Bjeshka, i cili ua fuste frikën armikut më trimërinë dhe zotësinë si ushtarak i madh”, ka shkruar Gucati në llogarinë e vet në “Facebook”.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë…