Kryetari i OVLUÇK-së: Sa i përket daljes jashtë, më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova

30 gusht 2023 | 09:17

Ushtruesi i Detyrës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se më përpara do ta vriste kryeministrin Albin Kurti, sesa do ta lëshonte Kosovën.

Klinaku në “Facebook” ka treguar për një bisedë që e ka pasur me votuesin e Kurtit, i cili sipas tij ka thënë se “s’ka mbetur tjetër gjë pos me ikë jashtë”, ndërsa ai iu ka përgjigjur duke thënë se “më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”.

“Aq shumë i dëshpëruar votuesi i tij saqë tha: Votën ia dhashë për ndryshim, e ndryshim lëre që nuk ka por po shkojmë edhe më shumë teposhtë si vend dhe s’ka mbetur tjetër gjë pos me ikë jashtë”.

“I thashë: As se kam votu, as ndryshim për të mirë kurrsesi që  nuk kam pritur nga ai, e sa i përket daljes jashtë, më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, ka shkruar Klinaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vazhdën e punës në terren dhe takime, këtë javë…