Kryetari i OVLUÇK-së: Sveçla i paska harruar sjelljet e tij banditeske që shumë herë i ka pasur ndaj policisë
Kryetari në detyrë i OVLUÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili reagoi ndaj rastit të Faik Fazliut duke thënë se ka mbaruar koha kur zyrtarët policorë fyhen e sulmohen.
Klinaku përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i paska harruar sjelljet e tij banditeske që shumë herë i ka pasur ndaj policisë.
“Paska folur edhe ministri i brendshëm, duke deklaruar se ka kaluar koha e sjelljeve banditeske ndaj policisë. Mirë që ekziston video e aty shihet se kush çfarë ka bërë, dhe është vetëm gjykata ajo që do të sqarojë rrethanat e ngjarjes. Ai i paska harruar sjelljet e tij banditeske që shumë herë i ka pasur ndaj policisë”, ka shkruar Klinaku.
Klinaku publikon pamjet e incidentit të Faik Fazliut me policinë, kërkon lirimin e tij