![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/09/krasniqi.jpg)
Kryetari i PDK-së dhe shefi i EULEX-it bisedojnë për situatën e sigurisë
07 shtator 2023
| 15:50
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim shefin e ri të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.
Ai ka treguar se bashkë diskutuan për situatën e sigurisë, sundimin e ligjit dhe rolin e EULEX-it në Kosovë, tashmë si mision këshillëdhënës dhe me kompetenca të kufizuara.