Kryetari i PDK-së: I tronditur thellë me sulmin makabër në Deçan!

26 nëntor 2021 | 22:17

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas tragjedisë në Deçan ku janë konfirmuar tre të vrarë, dy nxënës dhe shoferi i autobusit.

Ndërkaq mediat po raportojnë edhe për personin e katër të vdekur.

“I tronditur thellë me sulmin makabër në Deçan! Në këto orë të rënda për familjarët e viktimave, i bashkohemi dhimbjes së tyre, ndërsa të lënduarve ju dëshirojmë shërim të shpejtë. Organet përgjegjëse të sigurisë duhet sa më parë të zbardhin rastin dhe autorin e kësaj vepre të tmerrshme të sjellin para drejtësisë”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Krasniqi.

Policia jep informacionet e fundit për sulmin në Gllogjan

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit në…