Kryetari i PDK-së infektohet me Covid

14 janar 2022 | 20:18

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Krasniqi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë të ditur se ditë më parë, familjaret e tij kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. “Pas ritestimit të tretë edhe une sot kam rezultuar pozitiv. Deri tash kam simptoma te lehta, njejtë si Meliza dhe femijet” ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Te dashur miq,

Dite me pare, familjaret e mi kane rezultuar pozitiv me Covid-19. Pas ritestimit te trete, edhe une sot kam rezultuar pozitiv. Deri tash kam simptoma te lehta, njejte si Meliza dhe femijet. Diteve ne vijim do te vazhdoj izolimin dhe do te ndjek rekomandimet e IKSHPK-se.

Edhe pse e kam kaluar Covid-19 ne vjeshten e vitit 2020 dhe kam marre dy doza te vaksines me pas, ende pa kaluar 6 muaj nga vaksina e dyte, tash po perballem edhe me infektimin e dyte nga ky koronavirus.

Duke ju uruar te gjitheve shendet, ju ftoj qe te kujdeseni per veten dhe njeri-tjetrin, tash kur jemi ne valen e re te shperndarjes se variantit Omicron te Covid-19.

Memli

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Kransiqi, ka rezultuar…