Kryetari i PDK-së kërkon nga qeveria të ndajë 1 milion euro për Ukrainën
02 mars 2022
| 12:31
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndajë 1 milion euro për popullin e Ukrainës.
Njëkohësisht Krasniqi i bën thirrje qeverisë që të ndërmarrë masa për të siguruar, në rast nevoje, strehimin e së paku 5 000 qytetarëve ukrainas që janë shpërngulur dhunshëm nga agresioni rus.
“Përderisa dimensioni i agresionit rus ndaj Ukrainës po merr karakter të një krize humanitare, Partia Demokratike e Kosovës i kërkon qeverisë që të ndajë një shumë prej së paku 1 milion eurosh për popullin e Ukrainës, si një ndihmë solide në këtë kohë jashtëzakonisht të rëndë për ta dhe vendin e tyre”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.