Kryetari i PDK-së: Kosova dhe Finlanda kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme

29 prill 2022 | 13:12

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Finlandës në Kosovë, Johan Schalin, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet e të dyja vendeve.

“Takim shumë i mirë me të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Finlandës në Kosovë, Johan Schalin. Bashkë diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes të Kosovës dhe Finlandës dhe mënyrat e thellimit të këtij bashkëpunimi edhe më tej”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punimet për rimodelimin e “Camp Nou”-t do të nisin në…