Kryetari i PDK-së: Lamtumirë, president Ahtisaari!

16 tetor 2023 | 11:39

Ish-presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari, ka vdekur në moshën 86-vjeçare në Helsinki, ka njoftuar Presidenca finlandeze.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se president Ahtisaari gjithmonë do të kujtohet në vendin tonë për kontributin e tij për të sjellë paqe e stabilitet nëpër rajone të ndryshme të botës.

“Punën, empatinë dhe mbi të gjitha, kompasin e tij moral, pati fatin e mirë që ta përjetoj edhe Kosova. Presidenti Ahtisaari, si ish i dërguar special i OKB-së për statusin e Kosovës, përpiloi Planin Gjithëpërfshirës për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Presidenti Ahtisaari ishte në anën e Kosovës edhe gjatë bombardimeve të NATO-s. Ai nuk pati asnjëherë dyshime se kush ishte agresori dhe kush viktima në rastin tonë, prandaj, edhe në kulmin e suksesit të tij, kur fitoi Çmimin Nobel për Paqe, mesazhi i tij ishte i qartë: ‘Kosova është e pavarur dhe do të mbetet e tillë’! Faleminderit për të gjitha, Presidenti Ahtisaari! Gjithmonë do të kujtohesh në vendin tonë”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 84-vjeçar ka treguar së fundmi sesi arriti të përfitonte…