Kryetari i PDK-së: Lamtumirë Raketë!
19 mars 2024
| 11:22
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas vdekjes së ish-truprojës së Hashim Thaçit.
Krasniqi ka shkruar se është mbetur pa fjalë për ikjen e hershme të Raketës.
“Lamtumirë Raketë! Jam pa fjalë me ikjen tënde të hershme. Do të të kujtoj përherë si mikun e mirë dhe kolegun unik. Si luftëtarin e paepur të lirisë – që në luftë dhe në paqe e kishte të hekurt vendosmërinë. Do të na mungosh shumë, mik i dashur. Ngushëllimet më të thella familjes Ferizi, miqve dhe bashkëpunëtorëve. Prehu në paqe, Xhavit Ferizi!”, ka shkruar Krasniqi.