Kryetari i PDK-së në Itali pranon ftesë për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në SHBA

25 korrik 2024 | 22:14

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, në Itali, Patriot Krasniqi ka njoftuar se ka pranuar ftesë për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit që do të mbahen në SHBA më 15 dhe 16 shtator të këtij viti. Krasniqi ka shkruar në Facebook se kjo ftesë për të është një nder i jashtëzakonshëm dhe mundësi e mirë për bashkëbisedime me miq të Kosovës.

“Lutjet e mëngjesit bashkojnë njerëz më ndikim nga e gjithë bota dhe është mundësi e mirë për të riafirmuar pozicionin e vendit tonë si shtet i rreshtuar në krah të miqve tonë perëndimor”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Screenshot

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Botimin e lajmit të rremë të Sllobodna-Bosnës, Rilind Gërvalla, drejtori…