![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/08/ramush-tahiri-analist-1-scaled-1.jpg)
Kryetari i PDK-së: Në kujtesën tonë, Ramush Tahiri do të mbetet një profesionist që i shërbeu me nder vendit
13 gusht 2021
| 22:54
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se është prekur thellësisht nga vdekja e hershme e politologut, atdhetarit dhe njeriut të mirë të Kosovës, Ramush Tahiri.
“Në kujtesën tonë, ai do të mbetet si një profesionist që i shërbeu me nder gjithë jetën vendit të tij. Ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij”, ka shkruar Krasniqi.