Kryetari i PDK-së në Podujevë, Isak Shabani, falënderon mërgimtarët për kontributin e tyre

07 gusht 2023 | 11:43

Dega e Partisë Demokratike e Kosovës në Podujevë ka përmbyllë “Ditët e Mërgatës” të organizuar nga datë 1 deri më 6 gusht. Kështu ka bërë të dituar kryetari i kësaj dege, njëherit deputeti i Kuvendit të Kosovës, Isak Shabani.

Shabani ka falënderuar të gjithë mërgatën tonë të cilët erdhën nga shtete të ndryshme të botës dhe përpos shtëpive dhe familjeve të tyre ata vizituan edhe Zyrat e Degës së PDK-së në Podujevë ku u njoftuan për zhvillimet në vend dhe situatën aktuale nëpër të cilën po kalon Kosova.

“Shumë mërgimtarë kosovarë, nga shumë shtete të ndryshme të botës, përgjatë 5 ditëve kanë vizituar selinë e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Podujevë në kuadër të “Ditëve të Mërgatës”, ka shkruar Shabani ndër tjera.

Njoftimi i plotë i Shabanit:

Faleminderit diasporë!

Dega e PDK-së në Podujevë përmbyllë “Ditët e Mërgatës”

Shumë mërgimtarë kosovarë, nga shumë shtete të ndryshme të botës, përgjatë 5 ditëve kanë vizituar selinë e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Podujevë në kuadër të “Ditëve të Mërgatës”.

Anëtarët  e  Kryesisë së degës kanë pritur mërgimtarët dhe  kanë diskutuar me ta për Podujevën/Kosovën dhe të ardhmen e vendit tonë.

PDK falënderon të gjithë mërgimtarët të cilët shfrytëzuan pushimet e tyre edhe për të vizituar selinë tonë dhe për besimin e dhënë në shpërndarjen ndihmave për nënat vetushqyese dhe disa familjeve në asistencë sociale.

Takimi me mërgimtarët nga vendlindja ishte plot emocione.

Mbështetja dhe besimi i mërgimtarëve tanë është frymëzim për punë dhe angazhim në të mirë të atdheut tonë të përbashkët – Kosovës!

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka…