Kryetari i PDK-së përkujton heroin Bekim Berisha-Abeja dhe bashkëluftëtarët e tij
10 gusht 2023
| 11:21
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka përkujtuar heroin Bekim Berisha-Abeja dhe bashkëluftëtarët e tij, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula, të cilët ranë heroikisht më 10 gusht të vitit 1998 në Betejën e Junikut.
“Me përvojën e tij luftarake në Kroaci e Bosnje, “Abeja” u shqua për kontributin e tij të madh në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – në misionin e shenjtë të çlirimit. Veprat e heronjve tanë të kombit, do të jenë përherë të mbuluara me lavdinë e përjetshme të lirisë së Kosovës!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.