Kryetari i PDK-së përkujton komandantin Mujë Krasniqi me shokë
14 dhjetor 2021
| 12:03
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka përkujtuar komandantin Mujë Krasniqi me shokë në 23-vjetorin e rënies së tyre.
Me këtë rast, Krasniqi ka thënë se falë guximit dhe sakrificës së Mujës dhe shokëve të tij, Kosova është e lirë.
“23 vjet më parë, me 14 dhjetor 1998, ranë heroikisht në frontin e lirisë, komandant Mujë Krasniqi me shumë bashkëluftëtarë të tjerë të UÇK-së. Muja, atëherë kur nuk ishte duke luftuar, i këndonte Atdheut e ditëve të bardha që e prisnin vendin tonë. Sot, falë heroizmit, guximit dhe sakrificës së Mujës e shokëve të tij, Kosova është e lirë, e pavarur, e këngët e tij dëgjohen ngado. Lavdi heronjve të UÇK-së!”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.