Kryetari i PDK-së shkon në Drenas për Ditën e Çlirimit
14 qershor 2022
| 11:41
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, së bashku me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, kanë shënuar Ditën e Çlirimit në këtë komunë.
“Në këtë ditë, kujtuam dhe nderuam luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët dhe martirët e Drenasit, të cilët sakrifikuan gjithçka për lirinë tonë. U jemi mirënjohës përgjithmonë edhe miqve tanë ndërkombëtarë, NATO-s, SHBA-ve dhe shteteve të tjera demokratike, të cilat na u bashkuan në misionin tonë të drejtë e të çmueshëm të lirisë. Të gjithë qytetarëve të Drenasit, urime Ditën e Çlirimit”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.