Kryetari i PDK-së shpreh mirënjohje për mediet

27 dhjetor 2023 | 15:39

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka organizuar mbrëmë pritjen e fundvitit për gazetarët, opinionistët dhe përfaqësuesit e mediave.

Me këtë rast, kryetari i PDK-së ka shprehur mirënjohje të lartë për punën e medieve gjatë vitit 2023.

“Në pritjen e fundvitit që organizuam për gazetarët, opinionistët dhe përfaqësuesit e mediave, u shpreha mirënjohjen time më të lartë për angazhimin e tyre të palodhshëm gjatë këtij viti, më sfiduesi për ta, në shërbim të informimit të saktë, të shpejtë, transparent dhe objektiv të qytetarëve, për ngjarjet dhe dinamikat në vendin tonë. Ndonëse kaluam një vit jo të lehtë, këtë herë në një ambient festiv zgjodhëm t’i përmendim më shumë sukseset e ngjarjet e mira, me shpresën dhe urimin që Viti i Ri 2024 të jetë më i mbarë për të gjithë. Gëzuar!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nata e ndërrimit të moteve për shikuesit e T7 do…