Kryetari i PDK-së: Tre ranë, me mijëra u ngritën – pjesa tjetër është histori!
17 janar 2024
| 12:21
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar Jusuf e Bardhosh Gërvallen dhe Kadri Zekën.
“Tre ranë, me mijëra u ngritën – pjesa tjetër është histori!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”
Ai ka thënë se do të ketë lavdi e mirënjohje të përjetshme për këta kolosë.
“Lavdi e mirënjohje e përjetshme për kolosët dhe veprimtarët e paepur të çështjes kombëtare që frymëzuan brezin e lirisë, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka e Bardhosh Gërvalla, të cilët, 42 vite më parë, u ekzekutuan nga dora e shërbimit sekret jugosllav në Untergrupenbach të Gjermanisë”, ka shkruar Krasniqi.