Kryetari i PDK-së vlerëson lartë personalitetin e Besa Ismailit, kandidate për deputete (video)

30 janar 2025 | 19:32

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në një tubim elektoral ka thënë se si parti janë të nderuar që Besa Ismaili është kandidate për deputete në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai ka treguar se Ismaili është bashkuar PDK-së në udhëheqjen e Kadri Veselit.

Krasniqi ka thënë se Ismaili ka kapacitet të jashtëzakonshëm intelektual. “Jam shumë i nderuar që e kemi kandidate për deputete me numër 41 dhe shpresoj se do të jetë deputete”, ka thënë Krasniqi.

Besa Ismaili ka qenë një mandat deputete e Kuvendit të Kosovës, edhe në këto zgjedhje garon sërish për deputete.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, i ka bërë…