![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/01/gazmend-muhaxheri-1.jpg)
Kryetari i Pejës: Ishalla Albini i mshel krejt mediet, i ndihmuat me i bo 51 për qind
16 qershor 2023
| 13:30
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka folur të premten lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend dhe heqjen e licencës së biznesit për televizionin “Klan Kosova”.
Muhaxheri ka thënë se duhet mbyllur krejt mediet meqë sipas tij janë mediet ato që i kanë ndihmuar Albin Kurtit të fitojë 51 për qind të votave.
Ai ka kritikuar Kurtin se nuk merr vesh lidhur me punët e shtetit.
“Rendi u kanë me ju mshel tonave, se i keni ndihmu me i bë 51 për qind, tash bajeni. Krejt ia keni mbajt zhagun, na keni pru në kry të shtetit njërin që s’merr vesh për obligimet që i ka ky shtet. Tash mbajeni. Ishalla ju mshel tanve”, ka thënë Muhaxheri për “Nacionale”.