Kryetari i Pejës kërkon që të vazhdohen procedurat e prokurimit për të gjitha projektet për këtë vit
Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka mbajtur takim konsultativ të Këshillit të Drejtorëve, i cili fillimisht ka prezantuar një elaborat të shkurtër për punët në përgjithësi në komunë.
Muahxheri ka kërkuar nga drejtorët dhe zyra e prokurimit që të vazhdohet me procedurat e prokurimit për të gjitha projektet që janë të parapara për këtë vit me qëllim që ato të kryhen sipas planifikimit dhe në kohë optimale.
Drejtori i Arsimit, Besim Avdimetaj, ka njoftuar se zyrtarisht ka përfunduar viti shkollor, përveç testit të maturës dhe testit të arritshmerisë që është vendosur të mbahen në muajin gusht.
Drejtori i Bujqësisë, Mehdi Mulaj, ka pohuar u duhen hapësira të mjaftueshme bazuar në rregulloren për Covid-19 në kohën kur do të bëhet pranimi i kërkesave për subvencione, pasi të shpallen nga Ministria e Bujqësisë.
Takimi i radhës i Këshillit të Drejtorëve do të mbahet sipas nevojës dhe situatës.
(Q.R / Epoka e re)