Kryetari i Pejës takohet me ambasadorin britanik, flasin për vazhdim të bashkëpunimit
04 shkurt 2020
| 14:30
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit që janë duke ndodhur në këtë komunë.
Kryetari Muhaxheri e ka falënderuar Britaninë e Madhe për gjithë atë që kanë bërë për Kosovën, duke vlerësuar në veçanti bashkëpunimin dhe mbështetjen, që janë duke i dhënë Komunës së Pejës.
Në fund të takimit të dy palët shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin edhe në të ardhmen.
/Epoka e re/