Kryetari i PEK-ut nis takimet me qytetarë
04 korrik 2019
| 22:39
Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës (PEK), Milaim Zeka, të enjten është takuar me qytetarë të Prizrenit.
Ai ka treguar se qytetarët janë për ndryshime.
“Takime me qytetarë në Prizren. Nga 10 veta, 11 të pakënaqur. Të gjithë janë për ndryshime. Ndryshimi i garantuar vetëm kur ndalet hajnia e parasë publike, kur rikthehet besimi, kur prioritet e kemi ndërtimin e një shteti ligjor, e kur kurrë nuk e mbushim gojën patriotizëm të rrejshem. Patriot je nëse nuk e vjedh paranë e popullit tënd”, ka shkruar Zeka në llogarinë e vet në “Facebook”.