Kryetari i Preshevës ftohet për vizitë në Kongresin Amerikan (Dokument)

09 shkurt 2020 | 14:32

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka bërë me dije se është ftuar nga kongresisti amerikan, Eliot Engel, që ta vizitojë Kongresin Amerikan në Uashington DC.

Arifi ka bërë me dije se gjatë kësaj vizite në Uashington do ta njoftojë Engelin me situatën aktuale politike në Luginën e Preshevës.

“Me ftesë të kongresistit, mikut të shqiptarëve, z. Eliot Engel, njëherit edhe kryetar i Komisionit të Politikës së Jashtme, do ta vizitojë Kongresin Amerikan në Washington DC për ta njoftuar z. Engel me situatën aktuale politike në Luginën e Preshevës si dhe do t’i potencojë qëndrimet tona lidhur me zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve të kësaj ane për të drejtat individuale dhe kolektive”.

“Z. Engel do t’ia dërgojë falënderimet e të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës për mbështetjen e kamotshme të Shtetit Amerikan si dhe stabilitetin afatgjatë në vendin tonë. Gjithashtu kënaqësi e veçantë t’i takoj bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (New York, Philadelphia dhe Washington), për t’i falënderuar personalisht për kontributin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm në të gjitha proceset të cilat ka kaluar Lugina e Preshevës”, ka shkruar Arifi në llogarinë e vet në “Facebook”.

https://www.facebook.com/ShqiprimArifi.11/photos/a.1604528796526904/2408128802833562/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bie interesimi për motorët me naftë në tregun evropiaDeri sa…