Kryetari i Preshevës fton qytetarët e Luginës të votojnë për listën e përbashkët të partive shqiptare

21 qershor 2020 | 17:16

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka ftuar qytetarët shqiptarë në Luginë të Preshevës, që të votojnë për listën e përbashkët të pesë partive shqiptare.

Për herë të parë, pesë parti shqiptare në komunat nga komunat në jug të Serbisë, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, po marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme serbe në një listë zgjedhore.

“Sot nuk votuam për asnjë parti politike, sot nuk votuam asnjë politikan. Sot votuam për Kombin Shqiptar, për unitetin, për unifikimin të cilin e ka bërë spektri politik Shqiptar në Luginë të Preshevës”, ka shkruar Arifi në llogarinë e vet në “Facebook”.

https://www.facebook.com/ShqiprimArifi.11/posts/2522343018078806

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi Marash Kumbulla ishte protagonist i një paraqitjeje shumë pozitive…