Kryetari i Preshevës nuk do t’i takojë Bislimin dhe Nagavcin, kjo është arsyeja

05 shtator 2022 | 11:36

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se nuk do të takohet me zëvendëskryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi dhe ministren Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, të cilët gjendën për vizitë zyrtare në në Luginën e Preshevës.

Arifi ka deklaruar se nuk do të takohet me ta dhe nuk do të marrë pjesë as në drekën e punës të paralajmëruar me liderët politikë të atjeshëm, kjo për shkak se siç është shprehur e kanë injoruar Preshevën.

“Jo, nuk do t’i takojë si shenjë proteste që e kanë injoruar Komunën e Preshevës. Për shkak të injorimit që i kanë bërë Preshevës dhe shqiptarëve në komunën më të madhe shqiptarë në Luginë, nuk do të marrë pjesë as në drekë, sepse tjera termine as që kanë paraparë”, ka thënë Arifi për “Klankosova.tv:.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rihanna mund të ketë kërkuar favore shtesë nga stafi i…