Kryetari i Preshevës vaksinohet kundër Covid-19
21 shkurt 2021
| 22:09
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19.
Ai ka thënë se dozën e parë kundër këtij virusi e ka marrë në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë “Morra dozën e parë të vaksinës kundër Covid 19 në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë. Vaksinimi është hapi i parë drejt jetës normale pa pandemi. Faleminderoj stafin e Shtëpisë së Shëndetit për punën e tyre të pandërprerë”, ka shkruar Arifaj në profilin e vet në “Facebook”.