Kryetari i Prishtinës befason punëtoren shëndetësore (Video)
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka zgjedhur sot të befasojë njërën nga punëtoret shëndetësore për sakrificën e saj që është duke e bërë në kohën kur vendi ynë po përballet me koronavirusin.
Ai përmes një postimi në “Facebook” ka befasuar njërën nga punëtoret e QKMF-së, e cila sot ka datëlindjen. “Kësaj radhe vendosëm ta bëjmë një befasi për dikë, për ti falënderuar krejt punëtorët shëndetësor për sakrificën”, ka shkruar Ahmeti.
Postimi i plotë i kryetarit Ahmeti:
Punëtorët shëndetësor po punojnë ndërrime të gjata, duke rrezikuar edhe shëndetin e tyre. Shpesh janë anonim. Emrat e tyre nuk dalin në tituj portalesh.
Kësaj radhe vendosëm ta bëjmë një befasi për dikë, për ti falënderuar krejt punëtorët shëndetësor për sakrificën.
Prishtina ju falenderon nga ???
#rriNshpi
Special thanks Shpat Deda!
https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/videos/10159743486197166/?t=106
/Epoka e re/