Kryetari i Prishtinës me falënderim të veçantë për policët

02 maj 2020 | 23:57

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pas daljes së kryeqytetit nga karantina, ka falënderuar veçanërisht policët që qëndruan për tri javë në pikat hyrëse-dalëse të qytetit në ndërrime nga 12 orë.

“Dita e pestë në Prishtinë pa raste të reja (0). Sonte u hoq karantina. Masat e tjera mbesin përfshi kufizimin e lëvizjes në vetëm 90 minuta në ditë. Ende kujdes sepse në krejt Kosovën 10 raste të reja. Por, sonte një falënderim i veçantë për policët tanë që qëndruan për tre javë në pikat hyrëse-dalëse të qytetit të Prishtinës në ndërrime nga 12 orë. Faleminderit që u kujdesët për ne. Jemi mirënjohës përgjithmonë”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liria e medias në Shqipëri ka pësuar një përkeqësim të…