Kryetari i Prishtinës merr pjesë në hapjen e festivalit ndërkombëtar të fotografisë ‘Fotoist’
27 gusht 2023
| 07:18
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë pjesë dje në hapjen e edicionit të parë të Festivalit Ndërkombëtar të Fotografisë, Fotoist, i organizuar nga fotografi i mirënjohur, Burim Myftiu.
Mbi 25 artistë do të marrin pjesë në këtë festival.
Ky edicion po mbahet në katin e katërt të Hotelit Grand, dhe mund të shihni fotografi të jashtëzakonshme e mbresëlënëse, të cilat tregojnë momente të lumtura e tragjike në çdo kuadër.