Kryetari i Prishtinës: Nuk jam anëtar i LDK-së, jam partner i ngushtë i saj
30 gusht 2023
| 10:51
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se nuk është anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, por partner i ngushtë i saj.
”Kam garuar me Lidhje Demokratike të Kosovës dhe normal që jam partner i ngushtë i LDK-së, por nuk jam anëtar i kësaj partie”.
”Unë e shohë mundësinë perfekte për bashkimin e të gjitha forcave që e ndihmojnë zhvillimin e kryeqytetit”, u shpreh ai në kanal10.
Ai shtoi se janë dakorduar, me Lumir Abixhikun, që ai të merret me partinë ndërsa vet ky, të merret me kryeqytetin.