Kryetari i Prishtinës pret në takim drejtuesit e FFK-së

21 prill 2022 | 12:54

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur sot presidentin e FFK-së, Agim Ademi, i cili ishte i shoqëruar nga anëtari i KE-s, njëherësh kryetari i LRF të Prishtinës, Ismajl Ajeti, ushtruesi i detyrës së sekretarit të Përgjithshëm, Taulant Hodaj dhe kryetari i grupit të tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha.

Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje të ndryshme sa i përket bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, veçmas në përmirësimin e infrastrukturës së futbollit në kryeqytet.

“Projekti për rritjen e kapacitetit të stadiumit ‘Fadil Vokrri’, dhënia e parcelave për ndërtimin e fushave të klubeve të kryeqytetit (Flamurtarit e Hajvalisë), si dhe parcela për ndërtimin e fushës dhe zyrave të LRF të Prishtinës, si dhe realizimi i projektit për futbollin në shkolla ishin temat kryesore të këtij takimi, e në të cilat të dyja palët u akorduan plotësisht. Si rrjedhojë në të ardhmen e afërt do të bëhet edhe nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit, nëpërmjet të cilit do të parashihet realizimi i secilit projekt”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Komisionin e Parlamentit Evropian për Politikë të Jashtme është…