Kryetari i Prishtinës: Ta ruajmë disiplinën dhe të mendojmë për ekonominë

06 maj 2020 | 00:20

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nëpërmjet një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” u ka propozuar qytetarëve që para se të flenë mos të shikojnë lajme.

Ahmeti ka thënë se qytetarët para se të flenë të mendojnë se të martën kemi marrë lajmin më të mirë në dy muajt e fundit, vetëm një rast i ri me Covid-19.

“Para se me flejt mos këqyrni lajme! Para se me flejt mendojeni se sot e kemi marr lajmin më të mirë në dy muajt e fundit – vetëm një rast i ri në krejt Kosovën, dhe mbi 80 të shëruar”, ka shkruar ai.

Ahmeti ka thënë se tash vetëm ta ruajmë disiplinën dhe të mendojmë për ekonominë.

“Prandaj mos u defokusoni me lajme ekskluzive. Gjumi i qetë është i rëndësishëm”, ka shkruar kryetari i Prishtinës.

(M. Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Infektologu Arben Vishaj ka thënë se pas rezultateve të sëmartës…