Kryetari i Prizrenit: Votimi i FFK-së ia pamundësoi Lirisë kthimin në Superligë

09 qershor 2020 | 12:36

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, në rrjetet sociale ka postuar letrën e pranuar nga Klubi KF Liria, nëpërmjet së cilës klubi prizrenas ka njoftuar se si i është mohuar mundësia e ngjitjes në Superligë nga Federata e Futbollit të Kosovës.

FFK-ja ka vendosur të mos vazhdohen garat në rangjet e tjera, me përjashtim të Superligës, për shkak të pandemisë COVID-19, ndërsa dy klubet e para në rangun e dytë në momentin e ndërprerjes janë ngjitur automatikisht në elitë. Në këto pozita kanë qenë Besa dhe Arbëria, ndërsa Liria ishte një vend më poshtë. Ishte pesë pikë prapa Arbërisë.

“Për shkak të tendencës për politizim të futbollit, e cila ka shkaktuar shumë dëme për sportin në të kaluarën, dua të ndaj me opinionin publik letrën e KF ‘Liria’ lidhur me padrejtësitë që i janë bërë klubit nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Liria ka qenë në rrugë të drejtë të kthehet në Superligë, por një gjë e tillë e ka pamundësuar votimi në FFK. Me shpresë që sporti të ngadhënjejë ndaj politikës. Duhet të kemi politikë me sportivitet, e jo politikë në sport”, ka shkruar Haskuka në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas raportit të Bankës Botërore, koronavirusi do të ndikojë që…