Kryetari i PSD-së takohet me ambasadorin e Çekisë, bisedojnë për situatën politike
01 gusht 2019
| 17:08
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Shpend Ahmeti, dhe shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu, kanë pritur në takim ambasadorin e Republikës Çeke në Kosovë, Pavel Bilek.
Në takim u diskutua situata politike në vend, me ç’rast përfaqësuesit e PSD-së theksuan domosdoshmërinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja, si e vetmja rrugë përpara.
Më tej u diskutua për rëndësinë e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Të dyja palët shprehën kënaqësinë për takimin dhe nevojën për takime të këtilla në të ardhmen.
/Epoka e re/